SHBA, burg të përjetshëm për sulmuesin me bombë në Manhattan

I akuzuari për tentativën për kryerje të sulmeve të shumëfishta me bombë në New York dhe New Jersey të SHBA-ve, është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata në Manhattan.

Në tetor të vitit të kaluar Ahmad Khan Rahimi (30), u përball me akuzat për tentativë për dy sulme me bomba në lagjen Chelsea të Manhattanit, njëra nga të cilat në tetor të vitit 2016, la të plagosur 30 persona.

Bomba e dytë u gjet e padetonuar disa blloqe më larg.

“I frymëzuar nga DEASH-i dhe Al Kaeda, Ahmad Khan Rahimi vendosi dhe detonoi bombat në rrugët e lagjes Chelsea dhe qytetit të New Jersey, me qëllim të vrasjes të sa më shumë njerëzve”, thuhet në kumtesën e prokurorit Geoffrey S. Berman.

“Verdikti i shqiptuar për Rahimin është një fitore e qytetit të New Yorkut por edhe e kombit tonë në përgjithësi në luftën kundër terrorizmit”, shtoi më tej.

Sulmi me bombë në Chelsea ndodhi disa orë më vonë nga shpërthimi i një bombe tjetër në New Jersey, e cila kishte për objektiv vrapuesit e një gare bamirësie në vrapim.

Askush nuk pësoi nga shkaku i vonesës së fillimit të garës.

Rahimi është një shtetas amerikan me origjinë afgane ndërsa arrestimi i tij u bë pas një shkëmbim zjarri me policinë më Linden të New Jersey-t ku si pasojë mbetën të plagosur tre policë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi