SHBA, 500 objekte të shkatërruara nga zjarri në Kaliforni

 

Shërbimi zjarrfikës i Kalifornisë (Cal Fire) njoftoi se zjarri i madh në pjesën veriore të shtetit ka shkatërruar 500 objekte, ndërsa rrezikohen edhe 5.000 të tjerë.

Cal Fire të dhënat mbi objektet e djegura i publikoi të premten, ndërsa pritet që numri i ndërtimeve të djegura të rritet. Herët të premten zyrtarët zjarrfikës bënë të ditur se zjarri i cili shpejtë është përhapur në qarkun Shasta ka shkatërruar 65 objekte.

Zjarri deri të premten në mbrëmje u përhap edhe në sipërfaqen prej 194 kilometrave katror. Zjarri shpërtheu të hënën, ndërsa të enjten tërësisht doli jashtë kontrollit duke shkatërruar dy komuna të vogla dhe duke arritur në qytetin Redding.

Dhjetëra mijëra persona kanë braktisur qytetin për shkak të frikës për jetën nga zjarri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi