SHBA, 13 të vdekur nga anija e fundosur

Është rritur në 13 numri i personave që humbën jetën si pasojë e fundosjes së anijes turistike në liqenin Table Rock, në shtetin federal amerikan Missouri.

Sherifi i qarkut Stone, Doug Rader ka thënë se në aksidentin që ndodhi mbrëmë në liqenin Table Rock, në afërsi të qytetit Branson, anija turistike është përmbytur si pasojë e motit me stuhi.

Në anije ndodheshin 30 pasagjerë, ku 13 prej tyre kanë humbur jetën ndërsa 14 të tjerë janë shpëtuar. Shtatë prej të shpëtuarve janë të plagosur.

Ende vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 3 personave të zhdukur./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi