Shala publikon foto me Haradinajn gjatë luftës

Kemi parë pamje të ndryshme të Kryeministrit të Kosovës gjatë luftës.

E sot ish-eprori i lartê i UÇK-së Ferat Shala ka publikuar një fotografi të rrallë të luftës.

Ai ka publikuar fotografi me Ramush Haradinajn ish komandant i zonës operative të Dugagjinit.

Shala shkruan se ky kujtim ishte i veçant.

“Të nderuar miq,

Në mesin e fotografive më të veçanta të arkivit tim nga koha e angazhimit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, padyshim është edhe kjo me Komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj e realizuar në vjeshtën e vitit 1998.

Po ndaj me ju këtë kujtim i cili po ashtu do të jetë pjesë e publikimit me foto nga periudha e angazhimit tim në UÇK, që është në proces të përgatitjes për botim.”, ka shkruar Shala./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi