Shahu në shkolla, Veliaj: Mundësi fantastike për të rinjtë

Loja e shahut do të bëhet pjesë e të gjitha shkollave të kryeqytetit. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Federatën Kombëtare të Shahut, do të hartojë një program për zhvillimin e sportit të shahut për të gjitha shkollat e Tiranës, si një mundësi fantastike për të rinjtë.

“Është shumë mirë që të rinjtë po merren me sporte fizike, me basketboll, futboll, volejboll, por edhe sporti i mendjes është po aq i rëndësishëm. Ndaj, mezi pres që, bashkë me presidentin Shalsi, të hartojmë një program për të gjitha shkollat tona, si një mundësi fantastike për të rinjtë, të ndjekin kurse shahu në shkollat komunitare”, tha Veliaj, në edicionin e 6-të Ndërkombëtar të shahistëve frankofonë.

Ai vlerësoi organizatorët për zhvillimin e kampionatit të shahut të Frankofonisë dhe u shpreh se Tirana i ka të gjitha mundësitë të mikëpresë jo vetëm aktivitete ndërkombëtare, por edhe për të rritur angazhimin e të rinjve në sport.

“Jam shumë i lumtur sot që Tirana është bërë shtëpia e shahut të frankofonisë. Falenderoj organizatorët, por mbi të gjitha presidentin tonë të shahut, mikun tonë Eduard Shalsi, i cili këto ditë e ka kthyer Tiranën në kryeqytetin e shahut. Jam shumë entuziast mbi potencialin që kemi, jo vetëm për të krijuar aktivitete ndërkombëtare, por për të pasur një përditshmëri të angazhimit, sidomos të të rinjve dhe të fëmijëve me shah”, tha Veliaj./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Nga sulmet e Rusisë në Siri kanë humbur jetën 6.686 civilë

Ankara Nga intervenimi i Rusisë në Siri, aleati më i madh i regjimit të Bashar al-Assadit, kaluan katër...

BE do të investojë 1.5 miliardë euro në inteligjencën artificiale

Komisioni i Bashkimit Europian (BE), njoftoi se deri në vitin 2020 do të investojë 1.5 miliardë dollarë në programet e hulumtimit dhe zhvillimit në...

Daily Mail: Bandat shqiptare tallen me autoritetet britanike nga burgu (Foto)

Media britanike Daily Mail i ka kushtuar një artikull bandave shqiptare në Britaninë e Madhe. Daily Mail shkruan se: “Gangsterët shqiptarë po tallen me sistemin...

Së fundi

Kosovë, me një rast të ri, rritet në 126 numri i të infektuarve me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar edhe për një rast të diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e...

COVID-19, rritet në 2.921 numri i të vdekurve në Mbretërinë e Bashkuar

Autoritetet Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar kanë njoftuar se me 560 raste të reja të vdekjeve në 24 orët e fundit, numri i vdekjeve...

Franca thirrje për solidaritet në luftën kundër krizës ekonomike

Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire, bëri thirrje për solidaritet mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) në luftën kundër krizës ekonomike të...