Sevilla kanë marrë vendimin për shkarkimin e trajnerin Pablo Machin, vetëm një ditë pasi u eliminuan nga Liga e Europës.
Pesë herë triumfuesit në Ligën e Europës u eliminuan nga Slavia Prague, pas humbjes 4:3.
Pasi ndeshja e kthimit shkoi në vazhdime, ishte një gol në minutën e 119 i shënuar nga Ibrahim Traore që përjashtoi nga garat skuadrën spanjolle.
Ky gol ishte goli që i dha fundin rrugëtimit të Machin me Sevillan. Machin ishte emëruar trajner në muajin maj.
Ai më herët kishte drejtuar skuadrën e Gironas. Machin drejtoi skuadrën e Sevillës jo edhe aq mirë. Andaluzianët aktualisht pozicionohen në vendin e gjashtë, me pesë pikë larg zonës që dërgon në Ligën e Kampionëve.