Seuli do të “rishikojë” planin ndër-korean për zyrat e ndërlidhjes

Sipas një zyrtari presidencial, Seuli zyrtar do të “rishikojë” hapjen e një zyre ndërlidhëse ndër-koreane në Korenë e Veriut.

Objekti i planifikuar ishte një përfundim i rëndësishëm i samitit të parë ndër-korean pas më shumë se një dekade, pasi të dy palët u zotuan të përmirësojnë lidhjet e ndërsjella pas shumë vitesh kërcënime ushtarake.

Por, dyshimet po rriten nëse SHBA do të jepte bekimin për shkak të sanksioneve mbi Veriun, bllokimi i denuklearizimit të Washingtonit me Phenianin ka kërcënuar më tej të ardhmen e zyrës, veçanërisht pasi presidenti amerikan Donald Trump të premten njoftoi anulimin e një vizite të planifikuar nga Sekretari i Shtetit Michael Pompeo në Korenë e Veriut, që ishte planifikuar për këtë javë.

“Hapja e zyrës së ndërlidhjes ishte planifikuar nën progres të butë (në përpjekje për denuklearizimin), i tillë si udhëtimi i sekretarit të Shtetit Pompeo në Korenë e Veriut dhe samiti i dy Koreve, por ne besojmë se është e nevojshme të shqyrtohet sërish çështja pasi një zhvillim i ri është shfaqur”, citohet nga agjencia e lajmeve Yonhap të ketë thënë Kim Eui-kyeom, zëdhënës i zyrës së presidencës së Seulit.

Zhvillimet vijnë pasi presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, pritet të udhëtojë në Phenian muajin e ardhshëm për takimin e tij të tretë këtë vit me udhëheqësin Kim Jong-un.

“Kjo nuk është një çështje që mund të vendoset vetëm nga qeveria jonë, është çështje që duhet të diskutohet me anën veriore, por ende duhet të mësojmë se si Veriu vlerëson ndyshimin e kushteve”, shtoi zëdhënësi i presidencës.

Pas një angazhimi diplomatik të paprecedentë, pa u pajtuar me një afat kohor për denuklearizimin, Pheniani ka shprehur qartë zhgënjimin e tij me mënyrën se si SHBA vazhdon të qëndrojë në rrugën e bashkëpunimit me botën e jashtme duke zbatuar sanksionet.

Ndërkohë, Seuli ka mbetur mes aleatit të tij tradicional, Washingtonit, dhe përpjekjeve për të forcuar marrëdhëniet me fqinjin e saj, veçanërisht në fushat e mosmarrëveshjeve të dukshme midis SHBA-ve dhe Koresë së Jugut, të tilla si dëshira e kësaj të fundit për të ndërtuar lidhje në gadishullin dhe zyrtarisht për t’i dhënë fund Luftës Koreane 1950-53.

SHBA-të këmbëngulin se Koreja e Veriut mund të gëzojë një të ardhme të begattë, por vetëm pasi ajo plotësisht të denuklearizohet./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi