Sërish tërmet në Iran, 2 të vdekur dhe 97 të plagosur

Së paku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 97 të tjerë janë plagosur gjatë tërmetit që goditi kryeqendrën iraniane, Teheran.

Drejtori i Agjencisë kombëtare për menaxhim me kriza, Ismail Neccar, konfirmoi se në tërmetin me fuqi prej 5.2 ballë sipas Rihterit, i regjistruar të mërkurën mbrëma në zonën Malard dhe Kazvin në Teheran humbën jetën dy persona.

Sipas drejtorit të ekipit në terren të Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane, Murtaze Selimi, në Teheran, Kazvin dhe Elborz u plagosën 97 persona. Epiqendra e tërmetit u regjistrua në Malard në thellësi prej shtatë kilometra.

Në nëntor të këtij viti Irani perëndimor u godit nga tërmeti me fuqi prej 7.2 ballë sipas Rihterit në të cilin humbën jetën mbi 600 persona. Gjatë tërmetit me magnitudë prej 6.6 ballë në vitin 2003 u rrafshua qyteti historik Bam, ndërsa humbën jetën rreth 26.000 persona./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi