Serie A, Interi sërish pa fitore

Për Interin fitorja duket se është kthyer në një mision të pamundur.

Skuadra zikaltër nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Crotonen e drejtuar nga Valter Zenga, një emër shumë i dashur në San Siro. Skuadrës së Spaletit i duheshim me cdo kusht 3 pikët e kësaj ndeshjeje, por edhe këtë radhë ajo dështoi në tentativën e saj.

Eder në minutën e 23 i dha avantazhin skuadrës së Interit. Por zikaltrit për të disatën herë treguan paaftësinë për të ruajtur avantazhin pasi në të 60 Barbaris shënoi golin e barazimit për Crotonen. Me barazimin 1-1 u mbyll edhe ndeshja tjetër e Serisë A mes Sampdorias e Torinos e luajtur në Xhenova./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi