Serie A është bërë e mërzitshme, gjithmonë fiton Juventusi!

Sven Goran Eriksson, trajneri i njohur suedez, aktualisht 71 vjeç, ka drejtuar shumë skuadra në karrierë. Për momentin është pushim, por thotë se nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Përkundrazi, pret një telefonatë, për të drejtuar një klub të ri. Mund të jetë edhe nga Italia, por jo rikthim ku ka qenë.

Sidoqoftë, në një intervistë për “Corriero dello Sport”, Eriksson e konsideron të mërzitshme Serie A, për shkakun se dihet që në fillim tashmë se kush e fiton titullin. Pra, “fajtor” për këtë situatë bën Juventusin.

Sven Goran Eriksson, në cilën pjesë të botës jeni tani?

U ktheva në Suedi, sepse kontrata në Filipine më mbaroi.

Në Suedi? Si është e mundur kjo?

Nuk ndihem mirë, kam disa probleme fizike, por mos u shqetësoni, për disa muaj do të më shihni përsëri në një fushë futbolli.

Nuk do të tërhiqeni, dmth?

Jo, nuk mundem, dua të vazhdoj të punoj, sepse futbolli është si një ilaç për mua. Ju as që mund ta imagjinoni këtë.

Po oferta, keni pasur?

Nuk më kanë munguar, më kanë ardhur nga Afrika dhe Azia, por tani nuk mund të largohesha. Megjithatë, e përsëris se është vetëm çështje e disa muajve, pastaj…

Pastaj do të ktheheni përsëri…

Kam stërvitur në shumë vende, në kontinente të ndryshme, kam pasur shumë eksperienca të bukura. Nuk kanë munguar edhe eksperiencat e shëmtuara, por i kam pëjetuar të gjitha. Unë nuk humbas asgjë, jam njeri me fat, duke pritur një telefonatë të re.

Po sikur kjo telefonatë t’ju vinte nga Italia?

Gjithçka është e mundur, jam gati, në dispozicion. Pastaj, thellë brenda meje, e kam një pjesë të këtij vendi.

Ku mund ta shihnim Sven në Itali?

A ju mjafton, nëse e fillojmë me Fiorentina apo Sampdoria…

Përse kështu?

Sepse nuk brengosem më për Romën apo Lazion.

Duket sikur e keni humbur diplomacinë me kalimin e kohës…
Le të themi se jam bërë edhe më i mençur. Megjithatë, Lazio është ekipi më i rëndësishëm, që kam trajnuar.

Si e shihni Serie A?

Mjaft të mërzitshme. Që kur fillon, ju e dini tashmë se titullin do ta fitojë Juventusi…

- Reklamë -

LEXO MË SHUMË

Betohet kryebashkiakja e PS në Kurbin, jep mesazhin e parë

Kryebashkiakja socialiste e Kurbinit, e dalë nga votimet e 30 qershorit, Majlinda Cara, ka dhënë mesazhin e parë pas betimit. Duke falënderuar qytetarët kurbinas dhe...

Shehu: Jemi përballë grushtit të shtetit, duhet reagim goditës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu i pranishëm në rubrikën “Opinion” në News24 tha se vendi ndodhet përballë një “grushti shteti”, ndërsa hodhi akuza...

Tensionet me Perëndimin, Kina përkrah Rusinë

    Gjatë një vizite në Moskë, ministri kinez i Mbrojtjes ka thënë hapur se bashkëpunimi ushtarak mes dy vendeve është një mesazh për Amerikën, duke...

Së fundi

11 mijë dollarë shpërblim për gjetjen e vrasësit të një delfini

    Një delfin femër, shtatzënë, është gjetur i vrarë më 30 prill në një plazh në Waveland të Misisipit. Sipas autopsisë vdekja është shkaktuar nga një...

KQZ-ja certifikon listën e votuesve në veri!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe...

Ngritet flamuri i Kosovës në Konsullatën e Iowas

Në ndërtesën ku gjendet Konsullata e Republikës së Kosovës në Des Moines të Iowas është ngrit flamuri i Kosovës. Flamuri u ngrit nga Konsulli i...