Serie A, blerjet e reja marrin notë “kaluese”

Java e parë e Serie A u arkivua mes disa surprizave, por në një kampionat që sheh në rritje kuotat e tij në arenën kontinentale, blerjet e reja morën në përgjithësi nota kaluese.

Nga lojtarët e afruar në këtë merkato, vetëm Inglese me fanellën e Parmës arriti të shënojë, ndërsa të tjerët gjithsesi patën një paraqitje pozitive.

Mes fytyrave të reja, prozhektorët ishin drejtuar te Cristiano Ronaldo. “Topi i Artë” surprizoi që nuk shënoi kundër Chievos, por lëvizi siç duhet dhe rrjeta ndoshta do të vijë shpejt. Jo një debutim pozitiv i Cancelos te Juventusi, me shkaktimin e një penalltie.

Holandezi Justin Kluivert, ndërkohë, me fanellën e Romës ka nisur të fitojë zemrat e tifozëve. Djali i ish-sulmuesit të njohur, Patrick Kluivert, ishte vendimtar me asistin për boshnjakun Edin Dzeko. Talenti “tulipan” debutoi saktësisht 20 vite e 4 muaj pas ndeshjes së fundit që babai i tij Kluivert luajti në Serie A, e bëri paraqitje të mirë.

Ndërkohë, në kampin e Lazios mori një notë kaluese Badelj, që u tregua efikas në mesfushë dhe gjithmonë vigjilent në rikuperimin e topave. Lojë pozitive edhe për Acerbin, që iu afrua golit të barazimit ndaj Napolit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi