Serbia vazhdon propagandën, pengoi anëtarësimin e Kosovës në një organizatë të rëndësishme

Serbia përmes propagandës së saj ka pamundësuar anëtarësimin e Administratës Tatimore të Kosovës në Organizatën Intra-Evropiane të Administratave Tatimore (IOTA).

Serbia edhe më tutje vazhdon propagandën e saj kundër Kosovës.

Kështu përmes propagandës së saj ka pamundësuar anëtarësimin e Administratës Tatimore të Kosovës në Organizatën Intra-Evropiane të Administratave Tatimore (IOTA).

Këtë e ka bërë të ditur ministri serb i Financave, Sinisha Malli, duke e quajtur lajm të mirë për Serbinë.

“Ky është një lajm i mirë për Serbinë dhe një konfirmim tjetër se ne kemi arritur të konfirmojmë ilegalitetin e të ashtuquajturave institucione të Kosovës në këtë mënyrë, domethënë ne kemi dëshmuar se asgjë nuk mund të arrihet me forcë dhe pa marrëveshje me Beogradin zyrtar”, deklaroi, Malli.

Sipas tij, politika e përhershme e Serbisë po gjen një kompromis dhe zgjidhje të qëndrueshme për çështjen e Kosovës, por gjithashtu që e drejta ndërkombëtare është e nevojshme.

“Sipas Kartës aktuale të IOTA-s, anëtarët e kësaj organizate mund të jenë vetëm vende të njohura nga Kombet e Bashkuara”, tha ministri, duke shtuar se në të ardhmen, Serbia do të luftojë të gjitha forcat për të ruajtur legjitimitetin institucional të organeve të saj shtetërore.

Asambleja e Përgjithshme e IOTA-s u mbajt nga 1 deri më 5 korrik të këtij viti në Bruksel dhe përmes votave të fshehta, Kosova nuk mundi të anëtarësohej në këtë organizatë.

Asambleja e Përgjithshme e IOTA u mbajt nga 1 deri më 5 korrik 2019, dhe anëtarësimi u vendos me votim të fshehtë.

Administrata Tatimore e Serbisë është anëtare e kësaj organizate që nga viti 2002, pasi ka marrë pjesë aktivisht në punën e saj, transmeton lajmi.net. IOTA është një organizatë që ofron mbështetje dhe asistencë për shtetet anëtare në përmirësimin e administratave tatimore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi