Serbia po inskenon “katastrofën humanitare” në veri

Serbia me çdo kusht po tenton të inskenojë situata, të cilat do të paraqisnin si katastrofë humanitare në veri të vendit.

Burime të sigurta të RTK thonë se këtë të enjte, autoritetet serbe planifikojnë të sjellin ekipe televizive në Mitrovicën e Veriut, Zveçan dhe Zubij Potok të bëjnë xhirime me njerëz gjoja se të dëshpëruar, si nuk kanë bukë dhe si popullatës i ndahet bukë falas nga Serbia ndërsa popullata shtyhet dhe krijon tollovi për të marrë një bukë.

Sipas këtij burimi autoritetet serbe kanë gjetur 40 persona të cilët do të krijojnë tollovi dhe do të shtyhen për të ardhur deri te një bukë. Dhe e gjithë kjo të transmetohet në tv serbe.

Edhe ditë më parë mediat kanë raportuar për një plan të ngjashëm të Beogradit zyrtar në veri të Kosovës i cili do të “paraqiste” një katastrofë humanitare me qëllim që Serbia ta përdorte si “argument” në procesin e bisedimeve me Kosovën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi