Serbia blen sisteme raketore nga Kina, Reuters shkruan për afërsinë mes tyre

Serbia ka blerë një gjeneratë të raketave me rreze të mesme tokë-ajër nga Kina, duke dhënë shenja për thellim të bashkëpunimit në mes të Pekinit dhe Beogradit.

Blerja e sistemeve raketore për mbrojtje, FK-3, është përfshirë në raportin vjetor të kompanisë shtetërore për armët, Jugoimport SDPR, që i është dërguar Agjencisë për Regjistra të Biznesit, ka transmetuar agjencia e lajmeve, Reuters.

Jugoimport SDPR ka thënë se ka arritur 163 marrëveshje për import në 31 shtete, në vlerë të 620.3 milionë dollarëve më 2019.

Në mesin e armëve të blera përfshihen edhe dronë të armatosur nga Kina dhe blerja e parë evropiane e sistemeve, FK-3.

“Pjesa më e madhe e importeve ka të bëjë me modernizimin e aeroplanëve, prokurorimin e sistemeve të dronëve dhe sistemin ajror të mbrojtjes, FK-3”, është thënë në deklaratë.

Pekini e sheh Serbinë si pjesë të Iniciativës, Një Rrip një Rrugë, që synon të hapë lidhje të reja për tregti të huaj me kompanitë kineze.

Kina ka investuar edhe në të kaluarën miliarda euro në këtë shtet, kryesisht përmes kredive të buta, infrastrukturës dhe projekteve për energji.

Në fund të muajit qershor, forca ajrore serbe ka pranuar gjashtë dronë ushtarakë CH-92A, duke shënuar kështu dërgesën e parë të pajisjeve të tilla kineze në Evropë.

Serbia, e cila shpreson të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, ka shpallur më 2006 neutralitet ushtarak dhe i është bashkuar Programit për Paqe dhe Bashkëpunim të NATO-s, ndonëse nuk synon anëtarësim të plotë në aleancën veri-atlantike.

Ushtria serbe bazohet kryesisht në teknologjinë e kaluar sovjetike, derisa së fundmi ka siguruar nga Rusia edhe aeroplanë të tipit, MiG-29, raketa, helikopterë, tanke dhe transportuese të blinduara të personelit. /Rel

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Qeveria merr vendimin: 4 miliardë e 852 milionë lekë financim për rikontruksionin e banesave individuale apo pallateve të dëmtuara

Qeveria me anë të një VKM-je ka akorduar 4 miliardë e 852 milionë e 410 mijë e 743 lekë nga Fondi i Rindërtimit për...

Synohet unifikim i çmimeve të barnave

Barnat nëpër barnatoret e Kosovës, nuk kanë çmime të unifikuara. Kjo, sipas zyrtarëve institucional, ndodhë për shkak se Kosova nuk e ka një rregullore...

Irani paralajmëron pasurim të uraniumit nëse nuk ruhet marrëveshja bërthamore

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, paralajmëroi se vendi i tij do të rrisë nivelin e uraniumit të pasuruar nëse brenda 60 ditëve palët e...

Së fundi

“Apple” kompania e parë amerikane që vlen dy trilionë dollarë

Kompania teknologjike “Apple” u bë sot kompania e parë, e tregtuar publikisht nga SHBA, që arriti një kapitalizim tregu prej dy trilionë dollarësh, duke...

Maltë-Gazetarja e vrarë/ Arrestohet kreu i kabinetit të ish-kryeministrit Muscat

Tre vite pas vrasjes së gazetares investigative malteze Daphne Caruana Galizia, e cila akuzoi zyrtarë të lartë për korrupsion, dje është arrestuar shefi i...

Protesta në Bullgari/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit Borisov

As festimet për ditën e pavarësisë së Bullgarisë, nuk i ndaloi qytetarët bullgarë të protestojnë dhe ti bëjnë thirrje kryeministrit Bojko Borisov dhe kryeprokurorit...