Serbi, nis mbledhja e firmave kundër anëtarësimit të Kosovës në OKB

 

Mundësia që pas marrëveshjes përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës, kësaj të fundit t’i mundësohet anëtarësimi në OKB pa u penguar nga Beogradi, ka alarmuar partitë opozitare atje.

Përmes një iniciative të nisur nga lideri i Partisë Popullore, njëherit edhe ish-ministër i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic, ka filluar mbledhja e nënshkrimeve për të mos lejuar që Kosova të fitojë ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, transmeton lajmi.net.

Duke bërë thirrje që kësaj iniciative t’i bashkangjiten sa më shumë njerëz,  Jeremic thotë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic po negocion që Kosova të fitojë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

“I vetmi që ka në interes të tij për të dialoguar statusin e Kosovës është presidenti Aleksander Vuçic, sepse ai është i gatshëm të vendosë nënshkrimin e tij për t’i mundësuar Kosovës anëtarësimin në OKB.”, deklaroi Jeremic.

Lidhur me iniaciativën e Jeremiqit ka reaguar edhe zëvendëskryeministri serb,  Nebojsha Stefanovic. Ai nuk e ka cilësuar serioze këtë iniciativë të Partisë Popullore serbe.

“Ne e goditëm murin ngase ata ishin në detyrë në atë kohë. Sot, po mos të ishte kjo një çështje serioze, thjeshte do më bënte të qeshë”, ka thënë Stefanovic. Në anën tjetër, analistët politik në Serbi nuk e shohin si shumë serioze këtë iniciativë.

© SYRI.net

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi