Serbët ndërtojnë fshehurazi murin e urës së Ibrit

Fundjava po shfrytëzohet për betonim në urën e Ibrit, pasi që gjatë ditës së sotme kanë filluar punimet në pjesën veriore të urës së Ibrit në Mitrovicë.

Nga informatat që janë siguruar, bëhet e ditur se janë duke u vendosur armatura më qëllim të betonimit edhe për 70 centimetra më shumë se që ka qenë. Ndërsa kompania, e cila po kryen punimet është ajo e Rade Steviçit.

Siç dëshmon edhe fotoja, punishtja është mbyllur, duke e mbajtur fshehtë atë.

Përndryshe, ka më shumë se një vit kur përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Maja Kocijancic, ka thënë se do të jetë një shkallë që lidhë unazën me zonën e këmbësorëve./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi