Seminar për defektologjinë në Shkup, organizuar nga TIKA

Agjencia Turke për Koordinim dhe Zhvillim (TIKA), në bashkëpunim me Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) dhe Qendrën Shëndetësore – Shkup organizuan seminarin edukativ të titulluar “Seminar për defektologjinë”.

Koordinatori i TIKA-Shkup, Aytekin Ayden, tha se moduli i parë i mbajtur muajin e kaluar ishte shumë i suksesshëm ku morën pjesë 500 persona.

“Siç e dini, moduli i parë muajin e kaluar ishte shumë i suksesshëm dhe kishte mbi 500 pjesëmarrës. Dhe sot numri i pjesëmarrësve është shumë i madh. Të gjithë pjesëmarrësit që do të marrin pjesë në të gjitha këto 4 module do të kenë të drejtë të marrin certifikata”, theksoi Ayden, koordinator i TIKA-s në Shkup, duke rikujtuar se 3 module do të mbahen më 16 prill me pjesëmarrjen e profesor Binyamin Birkan, i cili shumë ka kontribuar në përgatitjen e të gjithë projektit, ndërsa moduli i 4 do të mbahet në maj kur seminari arsimor të përfundojë.

Deniz Onur, koordinator arsimor i Fondacionit Anadolu të Autizmit – Izmir, në prezantimin e tij në seminarin arsimor trajtoi temën “Projektimi i mësimdhënies dhe përcaktimi i sjelljes së synimeve”.

Ai vuri në dukje se rreth 15 vjet si një ekspert në këtë fushë punon me personat me autizëm.

“Kur shohim statistikat botërore, Organizata Botërore e Shëndetësisë na tregon se në çdo 59 fëmijë, një është diagnostikuar me autizëm. Prandaj, ne si ekspertë, për të gjithë personat me autizëm duhet të zhvillojmë praktika të mirëplanifikura, të matura mirë dhe të bazuara në prova”, tha Onur, duke shtuar se qëllimi i tyre është që të japin një udhërrëfyes për të rritur cilësinë e jetës së personave me autizëm si dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së familjeve të tyre.

Dr. Banu Bahçeci, koordinator terapeutik i Fondacionit Anadolu të Autizmit – Izmir, në seminarin e sotëm edukativ për edukimin për defektologjinë foli në temën “Zhvillimi i shkathtësive të gjuhës tek personat me sindromën Down dhe autizëm”.

Në seminar marrin pjesë shumë defektologë, mësues parashkollorë, psikologë, pedagogë, terapistë, punonjës socialë, logopedë, studentë nga fusha dhe familje të interesuara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi