Selimi thotë se po manipulohet me ushtrinë e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, është shprehur i pakënaqur me ecurinë e procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri.

Ai ka thënë se që nga viti 2014, duke u nisur nga Qeveria Thaçi, Mustafa dhe tash kjo Haradinaj, kanë vazhduar të luajnë pingpong me FSK-në.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Selimi ka thënë se që katër vjet vetëm është duke u manipuluar me formimin e ushtrisë së Kosovës.

Madje, sipas tij, përderisa Lista Serbe është determinuese në Kuvend dhe Qeveri, Kosova nuk do të ketë ushtri.

Selimi ka thënë se është optimizëm i rrejshëm që ushtria do të formohet së shpejti pasi, sipas tij, rrethanat politike dhe juridike nuk kanë ndryshuar.

Deputeti Selimi ka paralajmëruar një dinamike më të madhe të mbikëqyrjes parlamentare të Ligjit për FSK-në.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi