Selimi për policët e zhdukur: Të mos fshihet asgjë

 

 

Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi në seancën e Kuvendit foli për kërkimin e policëve të zhdukur që nga e shtuna në Lepenc.

Selimi në fjalën e tij u kërkoi organeve të sigurisë dhe drejtësisë që të mos fshehin asgjë në lidhje me këtë rast.

Selimi deklaroi se Policinë e Kosovës duhet dashur jo vetëm kur menaxhon protestat, kur edhe kur policët vdesin.

Deputeti kërkoi sigurim jetësor për policët, duke thënë se kjo nuk duhet të na kujtohet vetëm kur ata vdesin.

Për Selimin policët e vërtetë të Kosovës janë si Enver Zymberi që u vra në veri të Kosovës gjatë aksionit në korrik 2011 për kthimin nën kontrollin institucional të pikave kufitare të atjeshme.

Dy policët ranë nga Magjistralja Kaçanik – Hani i Elezit të shtunën, ndërsa ka gjashtë ditë që po kërkohen pa sukses.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Stoltenberg: Qeveria e Maqedonisë zyrtarisht ftohet të fillojë negociatat për pranim në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, zyrtarisht ia dorëzoi ftesën kryeministrin të Maqedonisë, Zoran Zaev, për fillim të negociatave për anëtarësim në Aleancë,...

Kryeministri malazez thotë se do t’ia bëjë këtë kërkesë Haradinajt për demarkacionin

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka thënë se Mali i Zi mund të ndihmojë Kosovën në fazën e forcimit të potencialit të...

Grabitja në Rinas, Prokuroria nga java e ardhshme fillon me marrjen e dëshmive

Gjatë javës që vjen, mësohet se do të thirren për të dëshmuar drejtues të Aeroportit, ku do të japin shpjegime në lidhje me ngjarjen...

Së fundi

Hoti: Nuk do të hezitoj ta kërkoj. Thaçi: Qytetarët të zbatojnë masat rigorozisht

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të përkeqësimit të situatës me koronavirus. Nga foltorja e Kuvendit, Hoti...

Hajdari paralajmëron krijimin e partisë së re: Shqiptarët duan një alternativë tjetër

Një ditë pas daljes publike të liderit të PD-së Lulzim Basha për listat e hapura, ku sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, vjen një reagim...

Publikohet tjetër përgjim i Zoran Zaevit, ja çfarë thotë për Ali Ahmetin dhe rastin që po hetohej

Një tjetër përgjim i ashtuquajtur ‘’bombë’’ është publikuar nga mediat në Maqedoninë e Veriut vetëm pak ditë para zgjedhjeve, pikërisht për ish= kryeministrin Zoran...