Selenicë, qëllohet për vdekje me armë gjahu kreu i njësisë Kotë

Një person ka ndërruar jetë në vend, pas të shtënave me armë gjahu, në një ngjarje të ndodhur rreth orës 14:55 në një lokal të fshatit Kotë në Selenicë.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, personi i qëlluar për vdekje është identifikuar si kryetari i Njësisë Administrative Kotë, 64-vjeçari Fatmir Hodaj, ndërsa policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të tij.

Një grup hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen hetimet mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. Ndërkohë, në terren janë shtuar shumë forca policie për të kapur dhe arrestuar autorin e ngjarjes, Admir Delaj./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi