Selenica në zi, familja e autorit ikën nga fshati

 

Pas masakrës së tmerrshme në fshatin Resulaj, kushdo ka hapur dyert e mortit, por aty ku ka ndodhur tragjedia, të njohur e të pa njohur, banorë të fshatrave përreth dhe emigrantë, në vend të ngushëllimit “të rroni vetë”, hedhin ne heshtje duhan.

Shtëpia që ka ngelur hapur në fisin Zykaj, është banesa e Azemit, edhe ai i vrarë bashkë me gruan, siç iu vra i vëllai me kunatën së bashku me 2 fëmijët, si dhe prindërit.

Ngushëllimet i pret gjyshi i vrasësit, të cilit iu shua familja e të vëllait, por të hysh në këtë shtëpi është e papërballueshme.

“Ritvan Zykaj pret të dalë para gjykatës si vrasësi serial i tetë kushërinjve të tyre, ndërkohë në shtëpinë e tij në fshat, dyert janë mbyllur e siç mund të parashikohet, përgjithmonë. Prindërit dhe familjarët më të afërt të vrasësit, janë larguar nga fshati për një afat të pacaktuar. Banorët thonë se ata kanë ikur për shumë arsye, por më e forta, është se asnjëri prej tyre nuk e përballon dot humbjen e tetë të afërmve.

Hetimet kanë zbuluar se Ritvan Zykaj e kishte paralajmëruar krimin. Nga dëshmitë dhënë në prokurori, rezulton se 24-vjeçari shpesh ju kishte thënë të afërmve “do ju bëj hatanë, ndaj mos më bini në qafë”, por askush nuk e kishte marrë seriozisht.

Siç rezulton në një rast, ai ishte dyshuar tetë vite më parë për grabitje me armë, por historia në fshat ishte mbyllur mes të afërmish. Pas masakrës vrasësi ka firmosur kartën e të drejtave, por për disa orë rresht marrja në pyetje e tij ka qenë e pamundur. Shkak është bërë refuzimi i çdo avokati për ta marrë në mbrojtje dhe për të përfaqësuar të drejtat e tij.

Për këtë arsye prokuroria ka siguruar dy ditë pas masakrës një avokat kryesisht të caktuar nga shteti. Ritvan Zykaj parashikohet të dalë para gjykatës të hënën, në orën 10.30.

“Pas masakrës më tronditëse të dekadave të fundit, bashkia e Selenicës ka shpallur të hënën ditë zie, por zia ka pllakosur në zonë që prej të premtes së zezë, atëherë kur 14 të shtëna kallshnikovi këputën në mes jetën e 8 personave, duke mbushur rrugët e fshatit me kufoma. Një krim që u ngjan skenave të filmave horror dhe që për nga përmasat ka kthyer frikën për jetën.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi