Sekuestrohen makina luksoze në Lezhë, në “sitë” edhe 4 të tjera

Policia ka sekuestruar katër makina luksoze në qytetin e Lezhës, të cilat rezultojnë në pronësi të  shtetasit I.L, i cili është ekstraduar drejt Italisë për veprat penale  “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Siç njofton policia, makinat e shtrenjta  dyshohen të jenë blerë  me të ardhura që rrjedhin nga aktivitetet kriminale.

Gjithashtu  operacioni i koduar “Luksi” vijon punën për gjetjen dhe më pas bllokimin e katër makinave të tjera, të cilat iu përkasin familjarëve të të ekstraduarit në Itali.

Njoftimi i policisë:

“Finalizohet operacioni “LUKSI“, për vendosjen e  sekuestro preventive të disa automjeteve luksoze të cilat dyshohen se janë blerë me të ardhura që rrjedhin nga aktivitete  kriminale.Sekuestrohen 4 automjete luksoze dhe po punohet për gjetjen dhe sekuestron edhe 4 automjeteve të tjera  luksoze Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin zhvilluan Operacionin Policor “LUKSI“, për vendosjen e  sekuestro preventive të disa automjeteve të shtetasit I.L.,i ekstraduar në Itali për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Page

Operacioni u zhvillua në funksion të procedimit penal të vitit 2019, regjistruar për veprën penale  “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale “Bazuar në vendimin e datës 10.07.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin u vendos sekuestro preventive  për katër automjete luksoze në pronësi të shtetasit I.L.

Gjithashtu  po punohet për gjetjen dhe sekuestrimin edhe të katër automjeteve të tjera  luksoze,  të regjistruara në emra të familjarëve të shtetasit I.L. Policia në bashkëpunim  me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vijon punën për  dokumentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm të këtij shtetasi, si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi