Sekuestrohen apartamente, dyqane dhe garazhe. Vlera miliona euro

Pas një hetimi të shtrirë në kohë, policia ka arritur të identifikojë disa pasuri të dyshimta në Tiranë dhe Durrës, të cilat mendohen se kanë lidhje me botën kriminale.

Nga ky operacion janë sekuestruar 9 apartamente, dy dyqane dhe një garazh pasi dyshohet se kjo pasuri ka burim të ardhurash nga aktiviteti kriminal i dy vëllezëve, Armando Gorezi, 44 vjeç dhe Alket Gorezi, 47 vjeç.

Policia e Shtetit njofton se vlera financiare e objekteve të sekuestruara arrin në 2,2 milionë euro. Vërtetimi i paligjshmërisë së pasurisë është kryer me metoda speciale, ndërsa në fund  organet kompetente vendosen të ekzekutojnë vendimin e Gjykatës për të sekuestruar pasuritë e mësipërme, pasi vlerat financiare dhe ekonomike nuk justifikoheshin nga dy vëllezërit.

“Finalizohet operacioni i koduar “Vllazëria” nga Seksioni i Pastrimit të Parave në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Sekuestrohen nëntë apartamente, dy dyqane dhe një garazh, pasuri këto të dyshuara të përfituara nga të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Seksioni për Pastrimin e Parave në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në funksion të procedimit penal të vitit 2018 “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në ngarkim të shtetasve A. G., 44 vjeç dhe A. G., 47 vjeç (vëllezër), finalizoi operacionin policor të koduar “Vllazëria”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës dhe sekuestrimi preventiv i :

– nëntë apartamenteve

– dy dyqaneve

– një garazhi (të ndodhura në qytetin e Tiranës dhe Durrësit të cilat kapin vlerën e dy  milion e dyqindmijë euro). Pas një pune disa mujore në funksion të procedimit të rregjistruar duke përdorur metodat speciale të hetimit, janë identifikuar pasuri të cilat nuk justifikoheshin nga ana ekonomike e financiare dhe rridhnin nga aktiviteti kriminal i dy vëllezërve”, njofton policia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi