Sekuestrohen 32 mijë euro në Kapshticë

Policia ka sekuestruar 32 mijë euro në pikën Kufitare të Kapshticës, ndërsa ka proceduar penalisht poseduesin e tyre, pasi nuk i ka deklaruar në kufi.

Sipas uniformave blu, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, 50-vjeçarit V. M., i cili është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë si këmbësor, i janë gjetën në çantën personale 32.000 euro të padeklaruara nga ana e tij, të cilat janë sekuestruar.

Njoftimi i policise:

Kapshticë

Policia Kufitare në Kapshticë parandaloi një rast të tentativës për transfertë të parave në mënyrë të paligjshme.

Sekuestrohen 32.000 euro dhe procedohet penalisht poseduesi i tyre, pasi nuk i deklaroi në kufi.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në bashkëpunim e koordinim të veprimeve me shërbimet doganore dhe ato të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në sajë të forcimit të kontrolleve, kanë evidentuar dhe goditur një rast të transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit.

Pas analizës së riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, shtetasit V. M., 50 vjeç, i cili u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë si këmbësor, iu gjetën në çantën personale 32.000 euro të padeklaruara nga ana e tij, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, të cilët i referuan materialet hetimore në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Maqedoni, votohet vendimi për referendumin për emrin më 30 shtator

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë pasditen e sotme me 68 vota “për”, si dhe asnjë “kundër” dhe “të përmbajtur”, ka marrë vendim që më...

Treg i hapur në Berat, ushqimet shiten në rrugë

Tregtimi në rrugë është kthyer në problem shqetësues në Qarkun e Beratit, pasi çdo ditë të javës në bashki të ndryshme zhvillohen tregje të...

Kosova dhe Austria thellojnë bashkëpunimin ndërparlamentar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës zyrtare në Vjenë, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin Erst Stiftung, i cili udhëhiqet nga...

Së fundi

Ja si gënjeu Rama”, PD nxjerr faktet: Ndryshimet kushtetuese shkelin marrëveshjen e 5 qershorit.

Partia Demokratike akuzon kryeministrin se ka shkelur marrëveshjen e 5 qershorit dhe se ka gënjyer para shqiptarëve. Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi...

TIA: Nga nesër anulohen të gjitha fluturimet, pasagjerët mund të rimbursohen ose të rishikojnë datën deri në fund të 2021

Tirana International Airport njofton se ndalimi i fluturimeve nga Austria hyn në fuqi nga nesër deri më 31 korrik. Ndërkohë të gjitha fluturimet janë anuluar,...

BE: Nisni vaksnimin për gripin sezonal që tani në verë

Komision Europian ka këshilluar vendet anëtare të BE të nisin sa më shpejt vaksinimin për gripin sezonal të vjeshtës që tani në verë. Sipas KE,...