Sekuestrohen 31 kg kanabis, tre të arrestuar në Elbasan. Emrat

Sekuestrohen 31 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis në Elbasan. Operacioni policor i koduar “Labinoti” ka çuar në pranga tre persona.

Sipas njoftimit të policisë të arrestuarit janë:

•Klevis Metani, 25 vjec , banues në Tiranë.

•Rexhino Elezi, 27 vjec, banues në Tiranë.

•Redian Vata, 31 vjec, banues në Tiranë

Lënda narkotike u kap në fshatin Labinot -Fushë, në një automjet të marrë me qira. Vazhdojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunetoreve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Prodhimit dhe shitja e narkotikëve”

© SYRI.net

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi