Sekuestrimi i pasurisë, mediat e huaja raportojnë për Ndokën

Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi të sekuestronte të enjten pasurinë e ish-deputetit socialist, Arben Ndoka dhe familjarëve të tij, e cila përllogaritet në vlerën e 40 mln eurove.

Për këtë vendim kanë raportuar edhe mediat e huaja. Prestigjiozja “The Associated Press” thekson se Ndokës i janë sekuestruar 30 hektarë tokë publike në rrethin e Lezhës.

Pas vendimit të Prokurorisë për të konfiskuar pasurinë, ish-deputeti reagoi ashpër në rrjetin social “Facebook” duke mohuar në formë kategorike, që ai të ketë një sasi kaq të madhe toke.

Capture

Ish-deputeti i Partisë Socialiste u arrestua tetorin e kaluar gjatë operacionit “Volvo 4”, ndërsa më pas iu caktua  masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi