BOTA

Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe thirrje iranianëve për kujdes

Spread the love

Ahmed Aboul Gheit, sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe u bëri thirrje iranianëve për kujdes dhe ndryshim të kursit.

Gheit, pas takimit me Antoni Guterres, sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, të premten në New York tha se ka raporte kontradiktore për incidentin e së enjtes në ngushticën e Hormuzit.

“Besojmë se përgjegjësitë doemos duhet të përcaktohen qartë. Faktet do të zbulohen, jam i sigurt. Është vetëm çështje kohe”, tha Gheit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pretendojnë se Irani është përgjegjës për sulmet ndaj dy tankeve të naftës pranë ngushticës së strategjike të Hormuzit. Nga ana tjetër, Irani e kundërshton me vendosmëri.

“Thirrja ime për iranianët e mi, ndërsa unë i quaj vëllezërit iranianë: ‘Kini kujdes dhe ndryshoni kursin, sepse gjithçka ju shtyn drejt një konfrontimi në të cilin askush nuk do të ishte i sigurt, nëse vjen deri të ai”, tha Gheit.

Related posts

“Deklaratat e vendeve tjera për Mesdheun Lindor janë të pavend”

dritatv

May tregon afatin e fundit kur do votohet për Brexit-in në Parlament

dritatv

Presidenti Erdogan më 9 korrik do të japë betimin

dritatv

Leave a Comment