Sekretari i OKB-së leshon “alarmin e kuq” për botën, konfliktet janë thelluar

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka nisur një “alarm të kuq” për botën, duke bërë thirrje për t’u bashkuar, në mënyrë që të përballen të gjithë së bashku me rrezikun e pabarazisë, nacionalizmit, ksenofobisë dhe lufës bërthamore eventuale.

“Në ditën e Vitit të Ri 2018 nuk do bëjë lutje. Po nisi një alam, alarm të kuq për botën tonë”, ka thënë Guterres gjatë mesazhit të tij për Vitin e Ri.

“Ne mund të zgjidhim konfliktet, të tejkalojmë urrejtjen dhe të mbrojmë vlerat tona të përbashkëta. Mirëpo të gjitha këto mund t’i bëjmë vetëm duke qenë së bashku”, ka thënë ai.

Guterres ka thënë se kur e mori detyrën gjatë vitit të kaluar, ai “ka kërkuar që 2017 të jetë vit i paqes”.

Fatkeqësisht, sipas tij bota është kthyer në kahun e kundërt.

“Konfliktet janë thelluar dhe rreziqet e reja janë shfaqur. Ankthet globale për armë bërthamore janë në nivelin më të lartë, që prej Luftës së Ftohtë”, ka thënë ai duke iu referuar testimeve të raketave balistike dhe armëve bërthamore nga Koreja Veriore.

Ai po ashtu ka përmendur edhe rritjen e shpejtë të ndryshimeve klimatike dhe pabarazitë ekonomike./SYRI.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi