Sekretari i Mbrojtjes Mattis pranon se PYD/PKK mobilizohet në Afrin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, dje vonë pranoi se disa nga elementët e SDF-së të kryesuara nga terroristët PYD/PKK, u zhvendosën në Afrin në mes mes operacionit të vazhdueshëm të Turqisë kundër grupeve terroriste në Afrin të Sirisë.

“Situata aktuale në Afrin tërheq vëmendjen e një pjese të Forcave Demokratike të Sirisë (SDF) që kanë marrë rreth 50 për qind”, u tha Mattis gazetarëve gjatë udhëtimit të tij për në Evropë, duke shtuar se përqindja mund të jetë më pak ose më shumë.

Si arsye për mobilizimin e grupit terrorist në Afrin, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-ve tha se kurdët konsiderojnë se “kurdët e tjerë të tyre” në Afrin janë nën sulm, duke iu referuar operacionit “Dega e Ullirit” të Turqisë në qytetin veriperëndimor sirian, që ka për qëllim për të pastruar elementët PYD/PKK atje.

Duke e përshkruar Turqinë si aleati i vetëm i NATO-s me një kryengritje aktive në të drejtën e saj, Mattis poashtu përsëriti se Ankaraja ka shqetësime legjitime të sigurisë dhe Washingtoni nuk e mohon atë.

“Ata (Turqia) kanë shqetësim legjitim të sigurisë dhe ne nuk e hedhim poashtë asnjë pjesë të kësaj, përgjatë kufirit me Sirinë”, tha Mattis, duke shtuar se Washingtoni do të vazhdojë të punojë ngushtë me Turqinë.

Pentagoni më herët ka deklaruar se disa elemente të SDF-së të kryesuara nga PYD/PKK ishin duke zhvendosur militantët e tyre, por nuk specifikoi se ku ishin drejtuar.

Mattis pritet të takohet me homologun e tij turk, Nurettin Caninkli në Bruksel këtë javë.

Turqia nisi operacionin “Dega e Ullirit” më 20 janar për të pastruar terroristët e PYD/PKK-së dhe të DEASH-it nga qyteti veriperëndimor sirian, Afrin.

Operacioni zhvillohet kundër grupeve terroriste të PKK/KCK/PYD-YPG dhe të DEASH-it në kuadër të të drejtave të Turqisë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare, vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të drejtën e vetëmbrojtjes sipas Kartës së OKB-së.

SHBA-të kanë mbështetur PKK/PYD-në nën emrin SDF, që nga Ankaraja është konsideruar si degë siriane e organizatës terroriste PKK që ka zhvilluar një luftë më shumë se 30 vjeçare kundër shtetit turk.

Mbështetja amerikane për grupin terrorist ka dëmtuar shumë Ankaranë pasi Washingtoni e sheh SDF-në si një “partner të besueshëm” në luftën e saj kundër DEASH-it dhe vazhdon t’i japë armë dhe pajisje përballë kundërshtimeve të forta të Turqisë.

PKK ka luftuar një luftë 33 vjeçare kundër Turqisë që ka rezultuar me dhjetëra mijëra të vdekur./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi