Sekretari britanik Hunt kërkon drejtësi në rastin Khashoggi

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Jeremy Hunt, ka deklaruar se duhet të besojmë se personi që urdhëroi vrasjen në Stamboll të gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, përballet me drejtësinë.

Duke folur për AA, Hunt tha se “kjo vrasje ishte plotësisht kundër vlerave tona si një vend”.

“Ne e ngritëm atë në nivelet më të larta me mbretin dhe princin e kurorës,si dhe me ministrin e Jashtëm (të Arabisë Saudite)”, tha ai.

Hunt tha se “për momentin një proces po vazhdon në Arabinë Saudite” dhe se “janë arrestuar persona në lidhje me këtë vrasje të tmerrshme”.

“Ne jemi duke pritur për të parë çfarë ndodh, por ne e kemi bërë këtë shumë të qartë, ne duhet të besojmë se personi që ka urdhëruar këtë vrasje të tmerrshme përballet me drejtësinë”, theksoi Hunt.

Khashoggi u vra nga një grup operativësh sauditë në tetor të vitit 2018 pak pasi hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll për të marrë certifikatën e martesës.

Pas paraqitjes së shpjegimeve të ndryshme kontradiktore, Rijadi zyrtar e pranoi se Khashoggi u vra brenda ndërtesës diplomatike, duke fajësuar për këtë akt një “operacion të lëshuar”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi