Seanca për Tahirin, gjyqtarja tërhiqet për vendim

Ka nisur sot prej orës 10:00 të mëngjesit te Krimet e Rënda seanca për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Burime për ‘BalkanWeb” bëjnë me dije se në këto momente gjyqtarja është tërhequr për vendimin.

Ish-ministri Tahiri ka kërkuar pushimin e çështjes nga gjyqtarja. Por në rast se kjo kërkesë nuk aprovohet, Tahiri do të kërkojë gjykim të shkurtuar por pa pranuar fajësinë në gjendjen që janë aktet, që të mos ketë zvarritje të çështjes.

Prokuroria për Krime të Rënda i mbylli hetimet më 28 shkurt dhe çoi dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi