‘S’do të ketë kompromis’, Basha: Nuk tolerojmë zvarritjen e Reformës Zgjedhore, Këshilli Politik i hapur për sugjerime

Në konferencën për shtyp, Lulzim Basha ka thënë se pas marrëveshjes për Reformën Zgjedhore nuk do të ketë asnjë kompromis me ato se çfarë kanë rënë dakord palët.

Kreu i PD, ka thënë se data 15 mars është afati i fundit dhe opozita nuk do të tolerojë asnjë zvarritje apo përpjekje për ta ndaluar miratimin e Reformës Zgjedhore brenda 15 marsit.

Po ashtu ai tha se për palët jopolitike do të jetë Këshilli Politik dhe PD të cilat hapin dyert për mendime, sugjerime apo për t’u përfshirë në proces.

“Nuk do të ketë asnjë kompromis. Kush ka diçka për të dhënë në këtë proces dyert i ka të hapura. Këshilli Politik do të krijojë mundësi dhe hapësirë për kontribut për mendime dhe sugjerime çdo faktori tjetër, shoqërinë civile apo grupet e interesit për të nxjerrë Shqipërinë nga kjo situatë ku e ka zhytur.

Të vihet menjëherë në jetë mekanizmi dhe të goditet çdo përpjekje për t’i lënë këto 2 muaj pa asnjë zhvillim, për të zvarritur këtë gjendje dhe Rama me plaçkitësit të vijojnë të grabisin qytetarët, bizneset, doganat, portet etj.

Emergjencë kombëtare për të larguar këtë qeveri. Nuk tolerojmë asnjë vonesë, siç është rënë dakord më 15 mars.

Ka nga ata që kanë dyshime. Ka nga ata që kanë humbur shpresën. Asnjëherë në këto 7 vite s’kanë qenë kaq të qarta synimet e opozitës dhe aleatët perëndimore. Që Shqipëria mos e vonojë trenin e integrimit, punësimit, rritjes së ekonomisë.

Këto 7 vite na kanë sjellë para dy zgjedhjeve. Bardhë e zi. Të vazhdojmë në këtë rrugë, në rrugën e dështimit total, varfërimit, dorëzimit, pafuqisë, para një grushti njerëzit që kanë marrë peng Shqipërinë.

Apo të përdorim gjithë fuqinë për t’i dhënë shqiptarëve. Kjo nuk ndodhet në dosjet e kryetarëve të partive apo në dollapët e partive. Detyra jonë që t’ju japim forcën që të shkyçni këtë energji.

Të kthejmë potencialin e jashtëzakonshëm për ta bërë Shqipërinë në një vend me standarde europiane në zemër të Europës.”– tha Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi