• Home
  • LIVESTYLE
  • Sazet e Myzeqesë. Vazhdon tradita e festivalit të muzikës në Lushnje
LIVESTYLE

Sazet e Myzeqesë. Vazhdon tradita e festivalit të muzikës në Lushnje

Spread the love

“Kabaja myzeqare” mblodhi për dy netë rresht në Lushnje instrumentistët e 12 grupeve të muzikës popullore jo vetëm nga Lushnja, por edhe Fieri, Divjaka dhe Berati.

60 instrumentistë sollën në qendër të Lushnjes atmosferë festive me sazet që shoqërojnë çdo gëzim familjar në këto anë.

Instrumentistët nga mosha 25 deri 74 vjeç përfaqësojnë disa breza dhe secili, bashkë me muzikën, trashëgon edhe dëshirën për t’ia lënë fëmijëve pasionin për sazet.

Në fund të aktivitetit u ndanë edhe çmimet. Klarinetisti më i mirë u shpall Bajram Saçma nga Fieri, ndërsa çmimin e karrierës e mori 74-vjeçari Petro Jongari, nga fshati Pirre i Lushnjes./Top Channel/

Related posts

Dua Lipa shpallet artistja më e mirë femër në Britani

dritatv

VETËM E JOTJA! Nga: Luan Sheshi

dritatv

Festivali i Komedisë, artistët dhe trupat teatrore zbresin në Korçë

dritatv

Leave a Comment