Sateliti Parker objekti më i afërt artificial me diellin

Sateliti “Parker Solar Probe” i Agjencisë amerikane për aviacion dhe kërkim (NASA), u bë objekti i ndërtuar nga njeriu që është afruar më së shumti pranë diellit.

Në njoftimin e NASA-s, thuhet se sateliti i dërguar më 12 gusht në ditën e 78-të të udhëtimit të tij është afruar 42,7 milionë kilometra deri pranë diellit ndërsa ka thyer rekord duke e tejkaluar distancën e anijes kozmike Helios 2 prodhim gjermano-amerikan, e cila në vitin 1976 arriti 42,8 milionë kilometra afër diellit.

Planifikohet që sateliti brenda misionit të tij vëzhgues që do të zgjasë 7 vite të afrohet deri në 6,16 milionë kilometra pranë diellit.

Anija në orbitën e diellit do të ekspozohet në nxehtësi prej 1.370 gradë celsius. Ndërsa mburoja e nxehtësisë mbi satelitin do të mundësojë që mjeti të mbetet në nxehtësi prej rreth 30 gradë celsius./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi