Sanxhaku falenderues ndaj presidentit Meta me rastin e pranimit të studentëve

Këshilli Kombëtar Boshnjak i dërgoi një letër Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta në të cilën shprehen falenderimet më të sinqerta për pritjen që ua bëri studentëve të Sanxhakut, të cilët ishin për një udhëtim studimi në Republikën e Shqipërisë.

Në letër thuhet:

„Me veprimin  tuaj, keni treguar respekt të madh për të gjithë qytetarët e Sanxhakut, për të cilin ju falënderoj sinqerisht.

Fakti që ju në cilës të Presidentit të Republikës së Shqipërisë keni pranuar studentët e Sanxhakut, tek këta të rinjë do të zhvillohet ndjenja e vetrrespektit dhe patriotizmit.

Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se të gjithë studentët tanë, pas kthimit nga udhëtimet e tyre, kanë një dëshirë të fortë për të folur për përvojat dhe përshtypjet e tyre pozitive që ka lënë vizita e tyre në Republikën e Shqipërisë “.

Pranoni nderimet tonë më të sinçerta. ”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi