“Sanksionet janë kyçe për çarmatosjen bërthamore të Koresë së Veriut”

Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, të enjten tha se përpjekjet e bashkuara për zbatimin e plotë të sanksioneve ndaj Koresë së Veriut janë kyçe për zgjidhjen e problemit rreth rritjes së kërcënimit raketor dhe bërthamor nga ky vend.

Guterres, i cili është takuar me kryeministrin japonez, Shinzo Abe, në Tokio, po ashtu tha se Koreja e Veriut duhet të çarmatoset në aspektin bërthamor për paqen dhe stabilitetin në rajon. Sekretari i përgjithshëm i OKB-ve në Japoni qëndron për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për siguri shëndetësore.

Ai theksoi se rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara doemos duhet tërësisht të zbatohet jo vetëm për Korenë e Veriut por edhe për të tjerat. “Masat janë vendimtare për të siguruar sanksione dhe për të arritur qëllimin, që është çarmatosja bërthamore e Gadishullit Korean. Uniteti i Këshillit të Sigurimit është vendimtar për këtë”, tha Guterres, duke shtuar se është me rëndësi që të lejohet edhe angazhimi diplomatik, për të arritur zgjidhja paqësore.

Abe tha se pajtohet se dialogu eventual me Korenë e Veriut doemos duhet të jetë i rëndësishëm dhe i orientuar drejt çarmatosjes bërthamore të vendit./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi