San Marino me ambasadë në Tiranë, Meta takon Della Balda

 

 

San Marino pritet të hapë ambasadën e vet në Tiranë. Kreu i shtetit Ilir Meta, është takuar me Ambasadorin e Republikës së San Marinos, Giuseppe Maria Della Balda.

 Presidenti Meta e priti me kënaqësi ftesën e ambasadorit për një vizitë zyrtare në San Marino, dhe duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve, përshëndeti synimin e San Marinos për të hapur së shpejti Ambasadën e saj në Tiranë.

Hapja e Ambasadës do të jetë ngjarje e rëndësishme, që do të kontribuojë për t’i kthyer simpatitë reciproke në bashkëpunime konkrete ekonomike e kulturore – nënvizoi Presidenti Meta.

Presidenti Meta vlerësoi mundësitë që ekzistojnë për thellimin e bashkëpunimit, veçanërisht në fushat e arsimit, të shëndetësisë, turizmit, si dhe shprehu besimin për rritjen e pranisë së investitorëve sanmarinezë në Shqipëri.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta vlerësoi dhe përshëndeti rolin dhe mbështetjen që San Marino i ka dhënë pavarësisë së Kosovës.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi