Samiti Trump-Putin, zhgënjyes

Presidenti i SHBA-sё nё takimin me burrin e fuqishёm tё Rusisë tregon dobёsi evidente. Ai është personi i gabuar nё arenën ndërkombëtare, mendon Bernd Riegert.

Ministria e Jashtme ruse e ripostoi një tweet të Trumpit duke i vёnё atij kësisoj vulën zyrtare tё Kremlinit. Presidenti amerikan nё postimin e tij akuzon SHBA-nё e si rrjedhojë edhe vetveten, si përgjegjës pёr raportet e këqija me Rusinё, madje shkruan, kjo sepse SHBA ka vepruar “me budallallëk”.

A është SHBA vet fajtore, qё shërbimi sekret rus ka ndërhyrë me haker nё autoritetet elektorale partiake dhe qё presidenti rus ka pushtuar Krimenë? Kjo është thjesht qesharake, por edhe një veprim i paparë ndonjëherë nё historinë e re amerikane. Me tezat e tij ai e ka diskualifikuar veten sёrish.

Kështu nuk është sjellё asnjëherë ndonjë president. E një president nuk duhet tё veprojё kështu. Pyetja është, se edhe sa kohë republikanёt dhe mbështetёsit e presidentit do tё duan tё vazhdojnë ta përballojnë kёtё president tё paaftë dhe tё çoroditur nё Shtëpinë e Bardhë? Trump belbëzon vazhdimisht fjali tё përgjysmuara kundërthënëse. Disa prej tyre nga ditёt e fundit: Herё NATO-ja i merr shpirtin SHBA-sё, e herё tjetër ajo është si një festё e dashurisë. Herё BE-ja është armik, e herё Kina është armike, ose tё dyja bashkë. Herё Britania e Madhe duhet tё padisё BE-nё pёr Brexit, herё kryeministrja May është mikja mё e mirë. Pastaj Gjermania është si rob nё duart e Putinit, por njëkohësisht Putini është një konkurrent korrekt.

Edhe sa mund të durohet më Trumpi?
Belbëzimi i tregtarit të imobiljeve të shndërruar nga yll televizioni në kryepopulist është e vështirë të durohet. Krahasuar me presidentin rus, Trump dukej i dobët, i pasigurtë, i papërgatitur. Gjithmonë kur Trump shkakton dëme në kampin e politikës së jashtme, ministrave të tij u duhet t’i rivendosin gjërat në vend dhe t’i përkthejnë sërish në politikë fjalët e marra të një presidenti që i lë pasdore faktet. Edhe sa kohë do të vazhdojnë ata ta ndjekin atë?

Putinit duket se i është vënë re një nënqeshje djallëzore gjatë paraqitjeve të tij me Trump në Helsinki. Atij i mjaftonte të rrinte i qetë, të shihte e të dëgjonte se si Trump e shpërbën rendin global botëror. Javët e fundit ai e e shpalli BE-në armik. Akuzat ndaj Putinit dhe Rusisë në SHBA mbeten në të kundërt pa asnjë efekt. A është përpjekur Putini, t’i influencojë zgjedhjet në SHBA më 2016, donte ai ta ngrinte Trumpin në post, a ka ai në dorë material dëshmie kundër klanit Trump? Nëse i mbledh të gjitha, mund të mendosh, se këtu diҁka mund të ketë, që e detyron Trumpin të sillet kështu pikërisht përballë autokratit rus.

Në Helsinki mund të thuash se më shumë ishte presidenti që takoi oficerin komandues. Egomani amator takon profesionistin e shkolluar të shërbimeve sekrete. E vetmja, që i bashkon të dy burrat, është se ata nuk e marrin aq seriozisht të vërtetën. Putin e ka bërë fare të qartë, që ai nuk synon të fitojë besimin, por do të realizojë interesat e veta. Natyrisht është mirë, që të dy burrat e pushtetshëm flasin me njeri-tjetrin. Por spektakli, që me sa duket dëshiron Trump nuk mjafton. Bota pret më shumë, këtë Trumpi e ka kuptuar në ato pak çaste të kthjellimit të tij. Pritshmëritë u zhgënjyen. E gjora Amerikë, që ka zgjedhur president këtë ekscentrik, të pakalueshëm dhe të rrezikshëm. Të shpresojmë që ai të mos shkaktojë edhe më shumë dëme. // Nga Bernd Riegert, marrë nga DW./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi