SAMITI/ Muslimanët e Europës, mesazh nga Këlni: ne, me rrënjë në kontinent

 

Myslimanët në Europë kanë rrënjë të thella historike dhe janë pjesë përbërëse dhe e pandashme e kontinentit evropian – u tha në një deklaratë të përbashkët në fund të Samitit të muslimanëve të Europës, mbajtur në qytetin gjerman të Këlnit

Kjo është e dytë që në tre ditë mblidhen së bashku përfaqësues të komunitetit të muslimanëve që jetojnë në territorin e kontinentit europian, si dhe përfaqësues të organizatave të shumta joqeveritare.

Gjatë samitit, pati pesë panele, të cilat trajtuan të ardhmen e muslimanëve në Europë, problemet strukturore dhe proceseve ligjore të institucioneve islame në Europë, efektet negative të lëvizjeve separatiste me referenca fetare, edukimin fetar islam, dhe strategjitë kundër perceptimit negativ të Islamit në mediat evropiane.

Në deklaratën e përbashkët, ndër të tjera, u tha se muslimanët në Europë, kanë rrënjë të cilat gjenden thellë në histori dhe se janë pjesë përbërëse dhe e pandashme e kontinentit evropian. Prandaj është e papranueshme që muslimanët të përmenden në kontekstin e një elementi të brendshëm ose të jashtëm që paraqet një kërcënim për të tashmen ose të ardhmen e Europës.

U theksua gjithashtu se është e pamendueshme që Europa, e cila qëndron me parimet e saj ligjore dhe demokratike, praninë e muslimanëve e trajton si një çështje të sigurisë, ose më keq akoma, e konsideron kërcënimin social, kulturor dhe social.

“Një qëndrim i tillë është i papajtueshëm me realitetin shkencor, akademik dhe social, dhe është në kundërshtim me kuptimin e një shoqërie demokratike”, thotë deklarata.

Gjithashtu u vu në dukje prezenca e faktorëve të rëndësishëm socio-psikologjikë që dalin nga mostoleranca dhe qasja raciste ndaj muslimanëve dhe emigrantëve.

U nënvizua edhe fakti se organizatat terroriste abuzojnë me Islamin, konceptet islame dhe vlerat humanitare.

“Islami është një fe e paqes që mbron të njëjtat vlera universale në mbarë botën. Përveç kësaj, mbiemra si ‘Islam gjerman’, ‘Islam francez’, ‘Islami belg’, ‘Islam evropian’ ose të kuptuarit e Islamit sipas rajoneve të veçanta gjeografike dhe kombeve, janë në konflik me atë që është universaliteti i Islamit”, përfundon deklarata. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi