BALLKANI

Samiti i Sofjes drejt dështimit, shkak Kosova

Spread the love

Bashkimi Europian po përpiqet me finesë diplomatike të pengojë përplasjet për shkak të Kosovës në samitin e Ballkanit Perëndimor javën e ardhshme në Sofje. Vendet që nuk e kanë njohur Kosovën kërcënojnë me bojkot.

Grindja e vazhdueshme në disa vende të BE-së për statusin e Kosovës hedh hije në përgatitjet e samitit të Ballkanit të BE-së në Sofje më 17 maj. Një javë para samitit të BE-së shenjat duken ende se janë për konfrontim.

Pesë vende të BE-së nuk e pranojnë njohjen e Kosovës. Greqia, Rumania, Sllovakia, Spanja dhe Qipro duan ta bëjnë këtë të qartë edhe në samitin e BE-së në Sofje. Sipas tyre, asnjë simbol në këtë samit nuk duhet të interpretohet sikur pavarësia e Kosovës e shteti i Kosovës janë të pakontestuar.

Për të mundësuar zhvillimin e samitit siç është planifikuar, BE përpiqet tani me finesa diplomatike. Kështu në deklaratën përfundimtare të takimit në Sofje nuk do të flitet për vendet e Ballkanit Perëndimor, por për partnerët e Ballkanit Perëndimor, njofton agjencia e lajmeve DPA, duke iu referuar qarqeve të BE, transmeton DW.

Spanja nuk merr pjesë për shkak të Kosovës

Nga ana tjetër edhe vendet ku do të ulen krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së, do të shënjohen me emrat e tyre [të zyrtarëve] dhe jo si zakonisht me emrat e vendeve. Me këto rregullime, organizatorët shpresojnë që të mos bojkotohet samiti i Ballkanit Perëndimor.

Vetëm kreu i qeverisë spanjolle, Mariano Rajoy, me gjithë lëshimet e bëra nuk do të marrë pjesë në samit, bëhet e ditur nga diplomatët e Brukselit. Në Madrid u tha së fundmi, se para sfondit të lëvizjeve seperatiste në Katalonjë, Rajoy nuk do që të dalë në fotografi me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në samitin e Sofjes do të flitet për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Por nuk mendohet se BE do të ofrojë një kohë të saktë anëtarësimi.

Kur Komisioni Evropian në strategjinë e Ballkanit të prezantuar në shkurt ofroi si datë të mundshme anëtarësimi vitin 2025 për Serbinë dhe Malin e Zi, pati reagime kundërshtuese nga vendet anëtare.

Kritikët thonë se Ballkani është ende shumë larg përmbushjes së kritereve që duhen për anëtarësim në BE./Kosova Post/

Related posts

Kuvendi i Serbisë hodhi poshtë nismën e pranimit të “gjenocidit” mbi armenët

dritatv

Zaev-Dancila: Vetëm referendum i suksesshëm anëtarëson Maqedoninë në NATO dhe BE

dritatv

Në qendër të Beogradit zbulohet një valixhe me mjete shpërthyese

dritatv

Leave a Comment