BOTA

Salvini mbështet kthimin e shërbimit ushtarak në Itali

Spread the love

 

Zëvendës-kryeministri dhe ministër i Punëve të Brendshme i Italisë Matteo Salvini deklaroi se mbështet idenë e rivendosjes së shërbimit ushtarak.

Lideri i partisë djathtiste Liga Veriore, Salvini, për televizionin shtetëror RAI komentoi idenë e vendosjes së shërbimit ushtarak, migracionin dhe lejet për armëmbajtje.

Ai theksoi se do të dëshironte që sërish të vendoset shërbimi ushtarak.

“Po punojmë në vërtetimin e shpenzimeve, mënyrës, periudhës kohore nëse të vendoset shërbimi ushtarak për disa muaj. Shërbimi publik mund t’ju sigurojë të rinjve, meshkuj dhe femra, një pjesë të arsimit që familjet nuk mund të ofrojnë”, shtoi Salvini, transmeton agjencia e lajmeve ANSA.

Ai u përqëndrua edhe në kushtet e këqija të punës që kanë migrantët.

Ai sqaroi se në Evropë më së shumti armë ka në Zvicër.

“Atje nuk ka masakra, por vjedhësi mendon dy herë para se të hyjë në shtëpi, meqë ekziston mundësia që njerëzit në atë shtëpi të jenë të armatosur”, shtoi ministri Salvini.

Related posts

Të martën, takimi i delegacioneve negociatore Kosovë-Serbi në Bruksel

dritatv

Disa të vdekur nga zjarri në një hotel në Pragë

dritatv

Gazetarët e huaj shfaqin interesim të madh për zgjedhjet në Turqi

dritatv

Leave a Comment