Salvini: do të kthejmë në shtëpi të gjithë emigrantët pa letra, “s’ka më qofte te daja”!

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, i cili është edhe numri dy i qeverisë, ka paralajmëruar mbylljen e të gjitha qendrave për trajtimin e emigrantëve në të gjithë vendin.

Duke folur në Dhomën e Deputetëve, pas votëbesimit të qeverisë në Senat, Salvini tha se “emigrantët nuk mund të bëjnë më si të duan. Do të mbyllen qendrat dhe të mos lejohen të huajt që të bredhin lirshëm nëpër qytete. S’ka më qofte të daja”, u shpreh Salvini, në një proverb italian që është thuajse sinonim me atë që përdoret në Shqipëri.

Ministri i Brendshëm i Lega-s ka bërë të ditur se do të nisë që sot planin për të rikthyer në shtëpi të gjithë ata emigrant që nuk kanë leje qëndrimi.

Salvini ka deklaruar se qeveria e re do të zbatojë taksën e sheshtë për sipërmarrësit në mënyrë që të mos paguajnë taksë sipas fitimeve, por me një tarifë fikse, qëndrim ky që nga opozita është cilësuar si propagandë, pasi qeveria italiane e zbaton prej vitesh tarifën fikse për fitimin e kompanive, ndërkohë që përdoret taksa progressive vetëm për të ardhurat personale. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi