Salvini: Anija me 107 migrantë të shkojë në Spanjë

Duke kërkuar të përfundojë kriza humanitare, Spanja thekson se një anije spanjolle shpëtimi me 107 migrantë në Mesdheun jugor mund të lundrojë në Spanjë dhe të zbarkojë udhëtarët e saj në Algeciras.

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, rreth anijes së Open Arms, tha se “ajo të braktisë ujërat italiane dhe të shkonte në Spanjë”. Salvini pretendon se Open Arms është ankoruar në ishullin jugor të Lampedusas “vetëm për të provokuar mua dhe Italinë”.

Ekuipazhi i anijes shprehet se kushtet në anije janë “të mjerueshme” 17 ditë pasi shpëtuan njerëzit jashtë Libisë. Gjashtë vende të BE-së thonë se do të marrin migrantët brenda, por Salvini nuk e ka lënë anijen të ankorojë.

Open Arms nuk janë shprehur nëse do të shkonin në Spanjë, duke lundruar disa ditë me vela. OJQ-ja thotë se Salvini po përdor 107 migrantët për “propagandë ksenofobe dhe raciste”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi