Salianji, të premten në prokurori. Thirret për t’u pyetur nën hetim për kallzim të rremë

Sekretari për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike, deputeti Ervin Salinaji, është thirrur për të dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ditën e premte, në lidhje me hetimet për dosjen e pagëzuar si “Babalja”.

Një ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda tregoi se deputeti demokrat Salianji është në hetim për akuzën e kallëzimit të rremë. Akuza është ngritur në lidhje me audiopërgjimin e Albert Veliut dhe Agron Xhafës, vëllait të ministrit të Brendshëm, por që më pas, sipas hetimeve, rezultoi se bashkëbiseduesi i Veliut nuk ishte Agron Xhafaj, por Fredi Alizoti, një aktor që kishte imituar zërin e Agronit, kundrejt një shpërblimi prej 200 mijë eurosh.

Gjatë ditës së enjte, avokati i Alizotit dorëzoi në gjykatë një kërkesë për një masë më të butë sigurimi ndaj klientit të tij.

Kjo kërkesë vjen menjëherë pasi PD-ja publikoi një tjetër video me protagonist sërish Fredi Alizotin, i cili kësaj radhe implikon drejtorin e përgjithshëm të policisë, Ardi Veliun, që e kishte orientuar për të pranuar se kishte imituar zërin e Agron Xhafës. Në lidhje me këtë video, avokati i Alizotit nuk ka preferuar të japë ndonjë qëndrim të klientit të tij, por ka pranuar se Fredi do të pyetet dhe do të japë versionin e tij në zbardhje të së vërtetës: “Klienti im ka dhënë dhe do të japë shpjegime të tjera për të gjithë ngjarjen nga fillimi deri në fund, me qëllimin e vetëm për të zbardhur të vërtetën”./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi