SHQIPERIA

Salianji, të premten në prokurori. Thirret për t’u pyetur nën hetim për kallzim të rremë

Spread the love

Sekretari për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike, deputeti Ervin Salinaji, është thirrur për të dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ditën e premte, në lidhje me hetimet për dosjen e pagëzuar si “Babalja”.

Një ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda tregoi se deputeti demokrat Salianji është në hetim për akuzën e kallëzimit të rremë. Akuza është ngritur në lidhje me audiopërgjimin e Albert Veliut dhe Agron Xhafës, vëllait të ministrit të Brendshëm, por që më pas, sipas hetimeve, rezultoi se bashkëbiseduesi i Veliut nuk ishte Agron Xhafaj, por Fredi Alizoti, një aktor që kishte imituar zërin e Agronit, kundrejt një shpërblimi prej 200 mijë eurosh.

Gjatë ditës së enjte, avokati i Alizotit dorëzoi në gjykatë një kërkesë për një masë më të butë sigurimi ndaj klientit të tij.

Kjo kërkesë vjen menjëherë pasi PD-ja publikoi një tjetër video me protagonist sërish Fredi Alizotin, i cili kësaj radhe implikon drejtorin e përgjithshëm të policisë, Ardi Veliun, që e kishte orientuar për të pranuar se kishte imituar zërin e Agron Xhafës. Në lidhje me këtë video, avokati i Alizotit nuk ka preferuar të japë ndonjë qëndrim të klientit të tij, por ka pranuar se Fredi do të pyetet dhe do të japë versionin e tij në zbardhje të së vërtetës: “Klienti im ka dhënë dhe do të japë shpjegime të tjera për të gjithë ngjarjen nga fillimi deri në fund, me qëllimin e vetëm për të zbardhur të vërtetën”./Top Channel/

Related posts

Interpelanca për Seitin, ministrja Gjoni paralajmëron hetime për paraardhësit

dritatv

Kthimi i “Buxhetit 2019”, Rama: Presion mbi studentët

dritatv

Berisha: Taksa për autostradën, turpi i Kombit!

dritatv

Leave a Comment