Salianji në gjykim për dosjen ‘Babale’, reagon ashpër Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar në një prononcim për mediat, menjëherë pas përfundimint të procesit gjyqësor për dosjen ”Babale” që vendosi të marrë të pandehur për kallëzim të rremë, ish- deputetin e PD, Ervin Salianji.

Kryetari i PD Lulzim Basha në një dalje publike për mediat tha se kupola e shtetit është e përfshirë në skandal korruptiv.

Basha tha se dëshmitari i rremë Alfred Alizoti ka pranuar të bëjë 1 vit burg, për të mbrojtur kupolën e shtetit në aferat e tyre korruptive. Duke folur për denoncimet e Salianjit, Basha nënvizon se ky shtet dërgon në gjyq ata që denoncojnë dhe gradon të korruptuarit.

“Kupola e shtetit është e përfshirë në skandal. Alfred Alizoti ka pranuar të bëjë 1 vit burg për të mbrojtur kupolën e shtetit, e cila është e zhytur deri në fyt në afera korruptive dhe skandale. Deputeti i PD Ervin Salianji ka bërë publike për mediat fakte të rënda sesi Agron Xhafaj bën trafik droge, zbuloi dëshmitarin e rremë Alfred Alizotin, që bën ndere për kupolën e korruptuar të shtetit.

Prokuroria vetëm bën sehir dhe nuk vepron për zyrtarët e lartë e shtetit. Kjo sepse Prokuroria është kapur politikisht. Donika Prela dhe prokurorët e tjerë kanë marrë si të pandehur Salianjin, gazetarin Olldashi dhe denoncuesit e së keqes, e jo keqbërësit.

Sot të pandehur për afera të tmerrshme kriminale shtetërore duhet të ishin Fatmir Xhafaj, zyrtarë të SHISH etj. Edi Rama ka marrë në mbrojtje,Ballën, Xhafajn, zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit që dalin në përgjime duke bërë favore për kriminelë me damkë dhe gradohen nga kriminelët”, tha kryetari demokrat Lulzim Basha.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Gjermani, Merkeli në kërkim të zgjidhjes për qeverinë

Angela Merkel nis një raund të ri bisedimesh në përpjekje për t’i dhënë fund ngërçit që ka paralizuar jetën politike të vendit. Më shumë se...

12 mënyra për të rënë në peshë pas moshës 40-vjeçare!

Nëse jeni mbi 40 vjeç, mund ta keni vënë re se është më e lehtë për të shtuar në peshë sesa për të rënë. Ndryshimet...

Kurti: Nevojitet hetim i ri për Astrit Deharin, krimi duhet të ndriçohet

Lideri i VV-së, Albin Kurti ka folur përsëri për publikimin e ekspertëizës për rastin e Astrit Deharit.

Së fundi

Ky shtet anulon procesin mësimor për tërë vitin 2020, s’ka as mësim online

Bolivia ka marrë vendim që procesi mësimor të anulohet për tërë vitin kalendarik për shkak të përhapjes së koronavirusit. Kështu, rreth dy milionë nxënës në...

Kosovë : Janë regjistruar 218 raste të reja dhe 15 viktima gjatë 24 orëve të fundit .

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi se 15 pacientë kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit dhe janë regjistruar 218 raste të reja...

Tragjike në kosovë, dy vëllezër vdesin në një ditë nga Covid-19 në Pejë

Dy vëllezër që ishin haxhi, Mustafë Zekaj dhe Zekë Zekaj, të moshës 85 dhe 78 vjeç, vdiqën gjatë natës në Novosellë të Pejës. Vëllezërit kishin...