Salianji me fermerët në Korçë: Qeveria është barra më e rëndë për ju, ja pse po ju dëmton

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte sot i pranishëm në një takim me fermerët në Korçë, sipas të cilit janë në prag falimentimi.

Ai shprehet se “nuk ka treg për produktet, asnjë kompesim për dëmet, asnjë subvencion dhe çdo  blerje e kanë më të shtrenjtë se çdo vend tjetër të rajonit

Deputeti u premtoi fermerëve se  PD do te heqë monopolet dhe do t’i mbështesë ata me subvencione.

“Qeveria është barra më e rëndë për fermerët, ju dëmton në prodhim dhe në shitje.

Në prodhim fermerët paguajnë çmim më të shtrenjtē se Greqia për plehrat kimike, paguajnë çmime më të shtrenjta për farat, paguajnë çmim më të shtrenjtë për naften se shumë nga vendet e BE dhe Maqedonia, çmimi i e ergjise dhe taksa e tokës po ashtu e rritur. Gjithçka sepse qeveria favorizon monopolet dhe bizneset e lidhura me të.

Subvensionet janë zero për fermerët, ato shkojnë me miliona euro tek klientët e qeverisë.

Produkti në shumicën e kohës hidhet nëpër kanale apo kalbet në magazina sepse askush nuk kujdeset, qeveria i godet fermerët për të mbeshtetur bizneset e veta të shpërndarjes,” shprehet Salianji.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi