Salianji: Kryeministri si gangster, fitili i Kukësit do t’i vijë në Kryeministri

 

 

Kryeministri nuk mund të sillet si gangster me qytetarët e tij por duhet të ulet të bisedojë me ta për të gjetur zgjidhje. Kështu u shpreh deputeti demokrat, Ervin Salianji në intervistën e mbrëmjes në Ora News.

Ai tha se fitilin që Rama po ndez në Kukës do të përfundojë në Kryeministri.”Sot Shqipëria zien si një barut, Edi Rama i ka vendosur fitilin gjithë Shqipërisë me idenë për të pasur një fitil për të vendosur kufirin se  ku ndan paratë. Kukësi është vetëm fija e parë e shpresës ku për faj dhe për provokim të Edi Ramës po i vendos flakën dhe xixat e para një fitili i cili përfundon në Kryeministri. Kurrësesi nuk mundet Kryeministri të sillet si një gangster. Zgjidhja është ulja me qytetarët, si shkuam ne sot, të shkojë dhe ai” tha deputeti demokrat.

Ai gjithashtu ka kundeshtura tarifen për rugën e kombit duke shtura se është i padrejtë dhe me ndikim të madh në ekonominë e vendit. “Ajo rrugë sjell në Shqipëri 300-400 milion euro në vit të ardhura që vinë për shkak të fluksit nga ajo rrugë. Do të ketë shtrenjtim të produkteve bujqësore. Do të ketë tërheqje, siç tha biznesi kosovar që nuk do të vinë më të marrin produktet në Shqipëri sepse kostoja del e lartë dhe do të mbeten produkte dhe mijëra njerëz pa punë që merren me bujqësi. Do të mbeten hotele apo banesa bosh në kohën e plazhit se nuk do të vinë qytetarët e Kosovës”

 

© SYRI.net

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi