Salah nuk e përshëndet, Ramos e provokon (Video)

Shorti i një dite më parë për fazën e grupeve të Championsit, i hedhur në Montekarlo, pati edhe disa momente të tensionuara.

Përveç polemikave për mungesën e vlerësimit të Cristiano Ronaldos, i mposhtur nga ish-shoku i tij i skuadrës Modriç, pati edhe një zhvillim jo të këndshëm mes Salah dhe Sergio Ramos.

Raporti mes dy lojtarëve nuk ka sesi të jetë i mirë, pas asaj ndërhyrjeje të ashpër të mbrojtësit madrilen ndaj sulmuesit egjiptian të Liverpoolit në finalen e Championsit të edicionit të kaluar, me egjiptianin që u detyrua të dilte para kohe nga fusha për shkak të problemit në shpatull.

Distancimi mes të dyve u pa edhe në Montekarlo. Salah bëri gjithçka për të evituar shtrëngimin e duarve me Sergio Ramosin, i cili nuk e priti mirë dhe u “hakmor” gjatë ceremonisë së shortit.

Pasi zbriti nga podiumi me çmimin e “mbrojtësit më të mirë” të Championsit të kaluar, spanjolli i Realit mendoi të “përshëndeste” egjiptianin që ishte ulur në radhën e parë, me një prekje në shpatull, e interpretuar nga shumëkush si provokim.

Një gjest që nuk u vlerësua as nga Salah, i cili mbeti totalisht pasiv. Episodi po bën xhirot e rrjeteve sociale dhe medieve sportive në botë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Përforcimi i ri mbërrin për teste mjekësore në Inter

Inter është afër ta kompletojë një përforcim të ri nga Premierliga. Cedric Soares së shpejti do të zyrtarizohet si futbollist i ri i Interit. Mbrojtësi i...

Pini çdo ditë ujë me sode buke: Ilaçi më i lirë dhe më efikas!

Soda e bukës është një pluhur i fuqishëm që mund t’ju ndihmojë për shumë gjëra, nga shërimi – deri te pastrimi i mobiljeve. Shumë e...

Vijon puna në konvikte, rehabilitohet lulishtja te Godina nr. 1 te Mjekësia

Krahas punës për rikontruksionin e godinave të studentëve dhe përmirësimin e kushteve në konvikte, Bashkia e Tiranës po vijon punën edhe për rehabilitimin e...

Së fundi

Hoti: Nuk do të hezitoj ta kërkoj. Thaçi: Qytetarët të zbatojnë masat rigorozisht

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të përkeqësimit të situatës me koronavirus. Nga foltorja e Kuvendit, Hoti...

Hajdari paralajmëron krijimin e partisë së re: Shqiptarët duan një alternativë tjetër

Një ditë pas daljes publike të liderit të PD-së Lulzim Basha për listat e hapura, ku sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, vjen një reagim...

Publikohet tjetër përgjim i Zoran Zaevit, ja çfarë thotë për Ali Ahmetin dhe rastin që po hetohej

Një tjetër përgjim i ashtuquajtur ‘’bombë’’ është publikuar nga mediat në Maqedoninë e Veriut vetëm pak ditë para zgjedhjeve, pikërisht për ish= kryeministrin Zoran...