Gjatë zgjedhjeve të 15 prillit komunale në Opfikon-Glattbrugg, është një shqiptare nga Gjilani që është rizgjedhur si ansambleiste në Kuvendin Komunal.
Bëhet fjalë për Qendresa Sadriu, e cila është njëherësh edhe kryetare e Partisë Social Demokrate për komunën ku garonte.
Krahas Sadriut, si ansambleist janë zgjedhur edhe Taulant Faniqi, Ibrahim Zahiri, ndërsa Shaban Haliti në Bordin Drejtues të Shkollave.
“Kjo është një fitore e madhe për etablimin e komunitetit shqiptar në organet shtetërore legjislative zvicerane.”
Qëndresa Sadriu që nga mosha 18-vjeçare në mënyrë aktive merret me politikë.
Në zgjedhjet komunale të marsit 2014 Qëndresa kishte siguruar një vend në Kuvendin Komunal të Glattbrugg-ut, kurse po atë vit ajo hyri në kryesi të SP-së.
Në tetor 2015 ajo garoi për deputete në parlamentin e Zvicrës, por nuk u zgjodh pavarësisht se fitoi 65 mijë vota./Albinfo.ch/